4.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

5 vite nga vdekja e punëtorit shqiptar, gjykata italiane dëmshpërblen familjen e viktimës

Një gjykatë në Itali ka dëmshpërblyer familjen e një punëtori shqiptar që humbi jetën 5 vite më parë në vendin e tij të punës. Ngjarja ka ndodhur në Bologna në Verën e vitit 2016, kur shqiptari Lefter Sulaj u rrëzua nga lartësia për shkak të skelave të pasiguruara. Shqiptari humbi jetën në krye të detyrës.

Procesi gjyqësor ka zgjatur 5 vite dhe ka kaluar nëpër vështirësi të shumta. Si përfundim gjykata italiane dënoi me nga 9 vite burgim me kusht 2 pronarë të ndërtesave dhe 2 pronarë të kompanive të ndërtimit.

Po kështu, gjykata vendosi t’i jepen 100 mijë Euro dëmshpërblim gruas së viktimës dhe 3 fëmijëve të tij.

Një shumë tjetër prej 5 mijë Eurosh u vendos t’i jepet Shoqatës së Punëtorëve të Gjymtuar dhe Invalidë, të cilët kishin ngritur padi. 

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com