• 27/03/2023

5 alpinistë rusë humbin jetën në përpjekje për të ngjitur malin më të lartë në Evropë

 5 alpinistë rusë humbin jetën në përpjekje për të ngjitur malin më të lartë në Evropë

5 alpinistë kanë ndërruar jetë pasi janë goditur nga një stuhi bore në majën më të lartë në Evropë Elbrus, në kufirin e Rusisë më Gjeorgjinë.

Incidenti ndodhi kur një grup prej 19 alpinistësh ishin në një lartësi mbi 5,000 metra. Ndërkohë që janë shpëtuar 14 anëtarë të tjerë të grupit.

Ato u përballën me stuhi të fuqishme ere dhe me temperature -20 gradë. Gjatë ngjitjes dy anëtarë të grupit humbën jetën nga të ftohtit ndërsa dy të tjerë humbën vetëdijen dhe më pas ndërruan jetë .

Ndërsa ngjitja nuk konsiderohet teknikisht e vështirë, dhjetëra alpinistë humbin jetën çdo vit. Mali Elbrus është famëkeq për ndryshimet e papritura të motit.

Të ngjashme