27/01/2023

Pas blerjes së Alb Telekom, tashmë grupi 4IG ka blerë 99.8% të aksioneve të One Telecommunications, duke krijuar një një grup lider në tregun shqiptar të telekomunikacionit për shërbimet e telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme.

Me këto investime, 4IG është kthyer tashmë në një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri.

CEO i kompanisë tha se synojnë të jenë të pranishëm në vend për një periudhë afatëgjatë.

Gellért Jászai – CEO i 4iG Plc: Ne jemi krenarë që Grupi 4iG është bërë lider në tregun e telekomunikacionit shqiptar, falë blerjes me sukses të ONE Telecommunications dhe ALBtelecom, si dhe një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj në vend. Ne duam të jemi të pranishëm për një periudhë afatgjatë, me synimin për të kontribuar në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit. Rrjedhimisht, ne duam të hyjmë në këtë treg të Ballkanit Perëndimor edhe me zgjidhjet tona të Teknologjisë së Informacionit, krahas shërbimeve të telekomunikacionit”

Për ish-aksionerin kryesor të ONE, 4IG do të vijojë të jap shërbime me cilësi të lartë dhe cmimet më të mira.

Elvin Guri, ish-aksioneri kryesor i One Telecommunications: Gjatë 3 viteve të fundit ne kemi transformuar tregun e telekomunikacionit shqiptar, duke sjellë shërbime të reja, duke përmirësuar rrënjësisht cilësinë dhe mbulimin e rrjetit të lëvizshëm ONE dhe më e rëndësishmja – kemi ndryshuar pritshmëritë e klientëve tanë duke prezantuar në treg plane tarifore të përballueshme, me njësi komunikimi pa limit. Falenderojmë të gjithë punonjësit për mbështetjen dhe punën e palodhur, si edhe klientët për besimin. Ne jemi besimplotë se në duart e 4iG, ONE do të vijojë të ofrojë shërbime me cilësinë dhe çmimet më të mira.

4IG do të udhëheq operatorët One Telekomunikation dhe Albtelekom në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.