4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

42-vjeçari sheh peshkaqenin dhe zhytet për të notuar me të

Një i apasionuar pas jetës së egër arriti të kapte një video mahnitëse të një peshkaqeni gjigand që notonte përkrah tij.

42-vjeçari dalloi pendën dhe noçkën e peshkaqenit në ujë, pa kafshën që notonte rrotull, ndaj mori pajisjet e zhytjes dhe kamerën me shpresën për ta fotografuar. Krijesa 2-metërshe notonte krah tij, por Craig tha se nuk kishte aspak frikë të notonte me të, në ujërat e Atlantikut Verior.

Peshkaqeni kockë është peshku i dytë më i madh në botë pas atij balenë dhe rritet deri në 10 metra. Por pavarësisht madhësisë së tij, është i padëmshëm për nejrëzit pasi ushqehet me planton, të cilin e filtrojnë nga uji ndërsa notojnë ngadalë para-pas duke e mbajtur gojën hapur. Ata emigrojnë nga ujërat e Afrikës perëndimore drejt bregut perëndimor skocez ku mblidhen për t’u riprodhuar.

Craig e përshkroi eksperiencën e tij si tepër emocionuese dhe aspak të frikshme, aq sa kur u kthye në tokë nuk arrinte ta besonte çfarë kishte parë. Peshkaqeni kockë është i rrezikuar nga zhdukja dhe të shohësh një të tillë është një ngjarje tepër e rrallë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com