13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

4 provat që “fundosin” grabitësit e biznesmenit, skema si u futën në vilë dhe dështimi i vetëm

Sigurohet dosja me provat që ka mbledhur deri tani prokuroria për grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu nga Nikla e Krujës. Por deri më sot nuk ka asnjë të arrestuar. Dëshmia e vajzës  dhe vetë biznesmenit mund të ndihmojë shumë autoritetet për të shkuar në gjurmët e autorëve. Xhelona Çangu u shpreh se nisur nga e folura, dyshon se autorët kanë qenë nga zona e Laçit dhe se flisnin me kufje mes tyre.

Policia dhe prokuroria i ka kërkuar kompanive celulare që të zbardhë thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja, çka mund të ndihmojë deri në zbulimin e grabitësve. “ABC” mësoi se ata kanë qëndruar rreth një orë e gjysëm në banesën e biznesmenit. Ata kyçën në dhoma të ndryshme dy bashkëshortët dhe fëmijët, madje aty ka qenë dhe një nga shoqet e Xhelonës.

Nazmi Çangu para grupit hetimor tha se nuk mbante mend gjithçka cfarë kishte ndodhur, pasi kishte humbur ndjenjat për shkak të dhunës të ushtruar ndaj tij. Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës. Autorët, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme. Në pamjet filmike, një prej autorëve vërehet se fillimisht i afrohet dy makinave të parkuara në oborr dhe pasi e sheh që janë në mbyllura, ngjitet në vilën e familjes Çangu.

Biznesmeni ka pohuar se autorët kanë mundur t’i marrin një armë gjahu, shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove. Policia ka sekuestruar 4 prova kyçe që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve, një armë gjahu çifte, fasheta plastike me ngjyrë të zeza pa pjesën mbyllëse; një fishek brave i këputur përgjysmë dhe kapaku i jashtëm, si dhe një kapele me ngjyrë të zeza me strehë. Ato janë çuar në laborator për ekzaminim nëse ka ose jo shenja gishtash.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com