4.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

3.4 milionë eurot e sekuestruara, Fevziu: Belgët të jenë seriozë sa të duan, po lekët nuk ja japim

3.4 milionë Euro u sekuestruan në Portin e Durrësit në vitin 2019, të fshehura brenda dy makinave Toyota të cilat besohet se ishin nisur nga Belgjika.

Për këtë arsye autoritetet belge janë të përfshira në këtë hetim, megjithëse deri më sot nuk dihet se kujt i përkasin këto para dhe cila është origjina e saktë e tyre.

Në emisionin Opinion në Tv Klan, duke diskutuar për këtë çështje, shuma prej 3.4 milionë Euro janë të sekuestruara nga autoritetet shqiptare, ndërkohë që hetuesit belgë vijojnë punën për zbardhjen e misterit të kësaj dosje.

Blendi Fevziu: Nuk dihet kush i ka nisur paratë? Ku shkonin paratë?

Klodiana Lala: Nuk dihet kush është origjina e parave, nuk dihet kush janë personat që i kanë futur.

Blendi Fevziu: Po pse përditë vijnë kështu miliona këtu?

Klodiana Lala: Unë mendoj që kapet 1 sasi, 10 të tjera kanë kaluar. Mënyra se si kanë punuar autoritetet belge është shumë interesante.

Blendi Fevziu: Po ç’kanë punuar, kur s’kanë zbuluar gjë fare. Lekët kush i mbajti, ne apo belgët?

Klodiana Lala: Për momentin i kemi ne të konfiskuara por ka pretendim nga belgët.

Blendi Fevziu: Duan belgët lekët?

Klodiana Lala: Pa diskutium. Ata pretendojnë që zanafilla e krimit ka nisur në vendin e tyre dhe i kërkojnë ata paratë.

Blendi Fevziu: Po ku e ke vërtetojnë ata që janë nisur nga Belgjika?

Klodiana Lala: Unë mendoj që Prokuroria Federale Belge është një prokurori serioze që në qoftë se do t’i shkojë deri në fund…

Blendi Fevziu: Serioz le të jenë sa të duan, po ne lekët s’kemi pse t’ja japim.

TË NGJASHME

TË FUNDIT