• 31/03/2023

“1500 marrëveshje të realizuara nga bashkia”, Veliaj: Karta e Studentit përfshin edhe medikamentet

 “1500 marrëveshje të realizuara nga bashkia”, Veliaj: Karta e Studentit përfshin edhe medikamentet

Studentët do të përfitojnë medikamente me çmime të reduktuara. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se karta e  studentit po përfshin gjithnjë e më shumë shërbime.

“Një kartë studenti që u debatua e u fol për 30 vite se kush e ka dhe kush duhet ta bëjë, vetëm ne i dhamë dum. Sot, jo vetëm kemi Kartën e Studentit, por ofrojmë dhe 1500 shërbime, – e paprecedentë dhe për shumë prej kartave të studentit në plot qytete të tjera në perëndim ku askush nuk ka kapur këtë rekord shërbimesh”

Tashmë me kartën e studentit pritet të përfitojnë 75 mijë të rinj në kryeqytet të cilët nëpërmjet 1500 marrëveshjeve të realizuara nga Bashkia e Tiranës do të kursejnë nga 9.800 deri në 13.900 Lekë çdo muaj nëse përdorin shërbimet e ofruara nga Karta e Studentit.

Të ngjashme