13 të martat e shenjta: Besimtarë të shumtë i drejtohen Kishës së Shën Ndout, në Laç

Këtë të martë ka nisur pelegrinazhi drejt kishës së Shna Ndout në Laç. Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout.
Pelegrinë nga i gjithë vendi i janë drejtuar kishës së Shna Ndout. Besimtarë me qirinj ecin në rrugën, ku besohet se ka kaluar Shna Ndou. Ata duan shpetim, kryesisht për shëndetin.
Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishem i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një predikues i njohur katolik.