5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

109 vjet shtet, Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë

Shqipëria feston sot 109-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. Në Vlorë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit.

Pjesë në këtë ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit duke nisur nga Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla. I pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Dritan Leli.

Pas ngritjes së flamurit, krerët e shtetit vendosën kurora me lule. Edhe në Tiranë janë organizuar ceremoni festive për kremtimin e kësaj dite.

Si gjatë dy viteve të fundit për shkak të pandemisë edhe tërmetit, edhe këtë vit do të ketë kufizim në festime. Por përveç kufizimeve, edhe moti nuk favorizonte shumë festimet në rrugët e qyteteve.

Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe nga diaspora iu bashkuan sot ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë.

Festime pritet të ketë edhe në qytete të tjera të vendit.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com